9.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

“Më detyroi ta shikoja duke kryer…”, Kannye West përballet me akuza të reja nga bashkëpuntori i tij

Një padi e re është ngritur kundër reperit Kanye West nga ish-bashkëpunëtori i tij, Murphy Aficionado, i cili pretendon se West ka kërkuar nga ai të vishte një këmishë me simbolin e svastikës dhe të dëgjonte gjatë marrëdhënieve seksuale të reperit me të fejuarën e tij, Bianca Censori. Padi është ngritur për ngacmim seksual, diskriminim, dhe mjedis armiqësor pune, pas përvojave që Aficionado pretendon se ka kaluar në vitin 2022.

Aficionado ka deklaruar se West e ftoi në një dhomë hoteli në Beverly Hills në nëntor 2022, ku ai ka gjetur reperin me pantallonat e zbërthyera dhe pa këmishë, ndërsa Bianca mbulonte gjoksin me duar. Sipas Aficionado, West e udhëzoi atë të priste në një dhomë tjetër dhe, pas disa sekondash, ai dëgjoi West dhe Bianca duke kryer marrëdhënie seksuale. Pasi disa minuta, West u kthye pa u shqetësuar dhe veshi një bluzë me logon naziste, duke e pyetur Aficionado: “Të pëlqen bluza ime?”.

Aficionado më pas ka pretenduar se një javë më vonë, West e bëri të dëgjonte përsëri marrëdhëniet e tij intime, këtë herë me një masazhatore. Si rezultat i këtyre ngjarjeve, Aficionado është pushuar nga puna në vitin 2023 dhe tani po padit Kanye West për diskriminim, shpifje dhe mospagesë të pagave. Kjo padi ka nxitur më shumë reagime rreth sjelljes dhe veprimeve të reperit, i cili është tashmë në qendër të vëmendjes për deklaratat dhe veprimet e tij të shumta të diskutueshme në vitet e fundit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...