11.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Tenderi 11 mln euro për pistë garash me makinë në Elbasan/ Reagon PD: “Paratë të shkojnë për familjet në nevojë”

Kryetari i Partisë Demokratike në Elbasan, Blendi Himci ka reaguar në lidhje me planin e qeverisë për të ndërtuar Auto-Moto Park në Elbasan.

Ai shprehet se taksat e qytetarëve që nuk mbulojnë dot shpenzimet e tyre do të shkojnë për një pistë automobilizmi në mes të krizës.

“Pyetja që bën çdo njeri i përgjegjshëm për situatën me të cilën po përballemi është: Çfarë e shtyn qeverinë shqiptare dhe Bashkinë Elbasan të mbështes një projekt të tillë me një kosto kaq të lartë për qytetarët?”, u shpreh ai.

Deklarata e plotë

Ditët e nxehta të gushtit po shkojnë drejt fundit dhe indikacionet e dhëna prej kohësh të krizës ekonomike do të nisin të përshfaqen gjithnjë e më shumë përgjatë muajit shtator dhe në vazhdim.

Çdo e dhënë tregon se ky nuk do të jetë një dimër i lehtë për familjet shqiptare. Për të parandaluar efektet negative do të duhet që të kishim institucione të përgjegjshme që marrin masa dhe lehtësojnë efektet e kësaj krize, por e kundërta është duke ndodhur.

Jam sot sërish përpara jush për të denoncuar një tjetër shpërdorim skandaloz të taksave jo vetëm të qytetarëve të Elbasanit por të gjithë Shqipërisë për të ndërtuar të ashtuquajturin Auto-Moto Park në Elbasan.

Dua të sqaroj në krye të herës se Partia Demokratike nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë kundër projekteve zhvillimore, aq më tepër kur ato ndërtohen në Elbasan! Por çfarë është duke ndodhur?

Nga të dhënat që Partia Demokratike i disponon, të cilat janë bërë publike edhe në media rezulton që Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet të shpenzojë 11.1 milionë euro për të ndërtuar infrastrukturës mbështetëse për të ashtuquajturin kompleksi Auto-Moto Park në Elbasan, një pistë automobilizmi e gjate 5,3 km.

Pra qytetarët e Elbasanit duhet të dinë se ndërkohë që ata kanë pamundësi për të siguruar një jetesë minimale, ndërkohë që ata mbeten debitorë për të paguar faturat e dritave dhe ujit, 11.1 milionë euro nga taksat e tyre do të shkojnë për një pistë automobilizmi. Në mes të krizës.

Por ajo që është akoma e rëndë lidhet me faktin se ky projekt i Drejtorisë se Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor do të mbështetet financiarisht përtej vlerës prej 11.1 milionë eurosh me të tjera fonde nga qeveria dhe bashkia e Elbasanit. Pra kryetari i Bashkisë Elbasan, i vetmi që rrit taksat dhe tarifat për qytetarët e Elbasanit në faturën e Ujit, del garant të siguroj fonde nga buxheti i bashkisë për të ndërtuar pistën e automobilizmit.

Pyetja që bën çdo njeri i përgjegjshëm për situatën me të cilën po përballemi është: Çfarë e shtyn qeverinë shqiptare dhe Bashkinë Elbasan të mbështes një projekt të tillë me një kosto kaq të lartë për qytetarët?

Sa efektive do të ishte që përballë pamundësisë së pensionistëve dhe familjeve në nevojë, që ky investim të shtyhej në kohë dhe me këto të ardhura të hartoheshin paketa lehtësuese për krizën?

Është naive për këdo që mendon, se ata nuk janë familjarë me krizën që vendi po kalon. Arsyeja pse kanë zgjedhur ta çojnë përpara këtë pistë automobilizmi lidhet me përfitime financiare!

Partia Demokratike ka zgjedhur që ndryshe nga Bashkia Elbasan të ketë vetëm një partneritet, atë me qytetarët! Kush beson se mund të bëj gjithçka me pushtetin dhe besimin e qytetarëve gabohet rëndë. Beteja për t’i rikthyer dinjitetin Elbasanit nuk është e largët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT