8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Tensione në Buenos Aires: Policisë iu përgjigjën protestuesve me gaz lotsjellës pas deklaratave të presidentit

Policia në Buenos Aires ka hedhur gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit jashtë Kongresit, përpara se ligjvënësit të jepnin miratimin fillestar për reformat e shkurtimit të buxhetit në Senatin e vendit. Protetuesit, të cilët thonë se masat do të dëmtojnë miliona argjentinas, kanë hedhur benzinë dhe gurë, duke djegur një makinë. Ndërkohë, një numër njerëzish u raportuan të plagosur.

Bëhet e ditur se paketa e reformës, e propozuar nga presidenti i krahut të djathtë, Javier Milei, për të ringjallur ekonominë, përfshin shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ekonomike, uljen e pensioneve dhe zvogëlimin e të drejtave të punës. Por, masat po kundërshtohen nga partitë politike të majta, sindikatat dhe organizatat. Projektligji me 328 artikuj tani do të shqyrtohet pikë për pikë përpara se të pritet miratimi i plotë i tij. Më pas do të kthehet në dhomën e ulët për të kaluar votimin final.

Përplasjet shpërthyen kur protestuesit u përpoqën të shkonin drejt Kongresit, me disa prej tyre që hidhnin gurë mbi policinë. Të paktën pesë deputetë të opozitës dhe 20 oficerë policie u shtruan në spital, ka njoftuar ligjvënësja Cecilia Moreau. Gjithashtu, janë arrestuar 15 të tjerë.

“Ne nuk mund të besojmë se në Argjentinë po diskutojmë një ligj që do të na kthejë 100 vjet mbrapa”,
tha Fabio Nunez, avokat.

Zyra e presidentit argjentinas, Javier Milei, lëshoi një deklaratë duke falënderuar forcat e sigurisë për shtypjen e atyre që i përshkroi si “terroristë”.

“Ne do të ndryshojmë Argjentinën, do ta bëjmë atë vendin më liberal në botë”, tha Milei në një konferencë në Buenos Aires.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...