26.2 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Akuzat e Ilir Metës kundër SPAK-ut dhe Dum Dumanit: “Merreni me përrallat e laraskave”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me tone të ashpra ka akuzuar kreun e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), Altin Dumani, se ai dhe prokurorët e tjerë janë takuar me Charls McGonigal.

Sipas Metës, ai është marrë në pyetje si person që është kundërshtar i narko-regjimit, ndërkohë që ka theksuar se SPAK po sulmon opozitën.

Madje ka shkuar më tej duke thënë se Prokuroria e Posaçme merret me “përrallat e laraskave”, ndërkohë që nuk ndalon aferat, si ato të Portit të Durrësit, Inceneratorëve dhe PPP-ve.

“Ju e dini që SPAK është kthyer falë Dum Dumanit në një parti bashkëqeverisëse e Edi Ramës. Unë jam pyetur 3 orë kot më kot. Unë jam pyetur në cilësinë e kundërshtarit të këtij narkoshtetit dhe narko-regjimi që e mban në këmbë Dum-Dumani.

I cili në vend që të hetojë McGonigalin, të cilin e ka takuar ai dhe prokurorët e tjerë, në vend të ndalojë Edi Ramën, Inceneratorin, aferën e Portit të Durrësit, në vend të ndalojë gjithë ato PPP që janë vjedhja më e madhe financiare, merret me përrallat e laraskave të tij. Po iki se kam sipërmarrjen dhe tryezën. Këto do Dum-Dumani, këto detyra i kanë caktuar.

Jam pyetur si kundërshtar i narko-regjimit, që kërkon të mbahet me Dum Dumanin tuaj. Dum Dumani që bën të ato akte kriminale kundër opozitës për të shpëtuar Edi Ramën,” thekson Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...