17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Tensione në koalicion pas dorëheqjes së Kryeministrit Bullgar për marrëveshjen e udheheqjes së qeverisë

Kryeministri bullgar Nikolai Denkov dha dorëheqjen këtë të martë, duke i hapur rrugën partnerit të tij të koalicionit, partisë së qendrës së djathtë GERB, për të udhëhequr qeverinë, siç ishte rënë dakord pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, por kishte disa mosmarrëveshje në lidhje me çfarë ndodh më pas.

GERB dhe një bllok properëndimor i udhëhequr nga “Ne vazhdojmë të ndryshojmë”, të cilin Denkov përfaqëson, nënshkruan marrëveshjen vitin e kaluar, sipas së cilës ministrja e Jashtme dhe ish-komisionerja evropiane, Maria Gabriel do të merrte postin e kryeministres pasi Denkov të përfundonte mandatin e tij nëntëmujor, sipas Reuters.
Agjencia BTA e Bullgarisë tha se dorëheqja e Denkov do t’i përcillet Parlamentit.

Faqja e lajmeve Sofia Globe paralajmëroi se koalicioni, pavarësisht nga marrëveshja, mund të shpërbëhet për mosmarrëveshjet midis partnerëve se si të vazhdojë pas dorëheqjes së Denkov.
GERB këmbëngul që Gabriel duhet të mbajë postin e saj si ministre e Jashtme ndërsa ajo do të jetë kryeministre dhe sugjeron rotacionin çdo 15 muaj në vend të nëntë muajve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...