Forca të shtuara të KFOR-it janë parë sot në mëngjes në dy komunat veriore, Zubin Potok dhe Leposavic.
Grupe qytetarësh serbë u mblodhën para ndërtesës së komunës në Leposaviq për të kundërshtuar marrjen e pushtetit lokal nga kryetari i ri shqiptar, Lulzim Hetemi.
Përveç KFOR-it, afër vetë objekteve komunale, janë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Siç raportohet, Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët pasi tentuan të hyjnë në objektin e komunës së Zveçanit.
Gazetarët nga terreni raportojnë se kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, është duke biseduar me pjesëtarë të misionit paqeruajtës KFOR në Zveçan.
Sipas raportimeve, ai tha se kërkesë e serbëve atje është që kryetari i ri i kësaj komune, Ilir Peci, të mos hyjë në objektin komunal. Ai, po ashtu, kërkoi nga KFOR-i që Policia e Kosovës t’i tërheqë njësitet speciale nga kjo zonë.
Policia e Kosovës hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët, pasi KFOR-i i lejoi ata të tuboheshin para ndërtesës së komunës në Zveçan.