17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Tensionet me Rusinë: 3 avionë MiG-31 shkelin hapësirën ajrore të Estonisë

Tallinn, Estoni – Hapësira ajrore e Estonisë u shkel ditën e sotme nga tre avionë luftarakë rusë MiG-31, të cilët qëndruan për 12 minuta në zonën ajrore të vendit baltik. Sipas burimeve zyrtare, avionët rusë u përballën me avionët italianë F-35 të NATO-s, të cilët i detyruan të zmbrapseshin.

Ky incident është shkelja e tretë ruse të hapësirës ajrore të NATO-s brenda një periudhe të shkurtër, pas inkursioneve të dronëve rusë në Poloni dhe Rumani.

Ministria ruse e Mbrojtjes mohoi ngjarjen, duke deklaruar se fluturimi i avionëve MiG-31 nga Karelia drejt Kaliningradit ishte planifikuar dhe hapësira ajrore estoneze nuk u prekur.

Ndërkohë, Komisioni Evropian miratoi paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë, duke përfshirë ngrirjen e aseteve të Gazprom dhe Rosneft, si dhe masa për kriptovalutat për herë të parë.

SHBA-të, nga ana e tyre, kanë miratuar një shitje prej 780 milionë dollarësh raketash Javelin dhe sistemeve antitank për Poloninë, vend në të cilin gjithashtu janë regjistruar shkelje nga dronët rusë.

Ky zhvillim vjen në një moment të tensionuar të marrëdhënieve perëndimore me Rusinë, duke rritur shqetësimet për sigurinë në hapësirën ajrore të NATO-s në Europën Lindore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...