2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Tensionet rriten ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas vendimit për pagesat në euro

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur sërish pasi në Prishtinë më 1 shkurt hyri në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës, euro është valuta e vetme për pagesat, që nënkupton ndalimin e përdorimit të dinarit serb. Faktori ndërkombëtar ka kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e vendimit të BQK-së, duke shprehur shqetësimin se mund të ketë ndikim negativ te komuniteti serb. Nga ana tjetër, Ambasadori i Serbisë në Kombet e Bashkuara ka dorëzuar një kërkesë për një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar për Kosovën më 5 shkurt.

Në kërkesë theksi vihet te situata në Kosovë, që sipas Serbisë është në kontrast të madh me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. Në kërkesën e dorëzuar, Serbia e përshkruan vendimin e Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb për pagesa, si vendim të jashtëligjshëm, duke vlerësuar se ai është “vazhdimësi e masave të dhunës brutale fizike dhe institucionale ndaj serbëve”, dhe sipas Beogradit, qëllimi është “spastrimi etnik dhe zhdukja e popullatës serbe”.

Serbia jep alarmin

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se situata në Kosovë është dramatike, duke e akuzuar si përherë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të cilin tha se “munda ta ndezë gjithë rajonin”. “Situata në Kosovë është shumë dramatike dhe tregon se kemi pasur të drejtë gjatë gjithë këtyre viteve kur kemi thënë se Kurti është faktori kryesor i destabilitetit, se është një fuçi baruti që mund ta ndezë gjithë rajonin”, tha Daçiç për Kosovo Online. Ai u ankua se ndërkombëtarët s’po i reagojnë aq sa duhet ndaj Kurtit.

Reagojnë ndërkombëtarët

Serbia pretendon se ndërkombëtarët po mbajnë anën e Kosovës, por amerikanët dhe gjermanët kanë bërë thirrje të drejtpërdrejta nda Albin Kurtit për lëvizjen e tij për dinarin serb. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka përsëritur kërkesën ndaj Qeverisë së Kosovës për shtyrje të vendimit për zbatim të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Ne natyrisht se përkrahim përpjekjet për të shmangur krimet financiare, shpëlarjen e parave, financimin e terrorizmit dhe të ngjashme, ne kemi shqetësime të thella për mënyrën e zbatimit të kësaj rregulloreje, pasi besojmë se nuk I merr parasysh disa shqetësimit të komuniteteve”, tha Hovenier. I pyetur nëse Qeveria amerikane mund të marrë veprime kundër Kosovës, nëse nuk i përgjigjet kësaj kërkese, Hovenier ka thënë se “shpresojmë që Qeveria të jetë partnere me ne”, duke shtuar që nëse ndodh e kundërta, kjo gjë “do të ketë ndikim në kualitetin e partneritetit tonë”. Hovenier ka thënë se ndonëse Shtetet e Bashkuara e mirëpresin vendimin e Kosovës për respektim të Kushtetutës së vendit, SHBA-ja beson që duhet të ketë periudhë edukuese për rregulloren e re. Kur është pyetur për reagimin e Qeverisë për kërkesën e tij dhe faktorit ndërkombëtar, Hovenier ka thënë se “do t’i lë ata të flasin” në këtë drejtim. Nga ana tjetër, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, në konferencën e përbashkët me presidenten Osmani ka thënë dje se Kosova ka të drejtë ta zbatojë ligjshmërinë e saj, mirëpo për dinarin ai thotë se nevojitet të komunikohet në mënyrë më të përshtatshme. “Jemi të vetëdijshëm që Kosova ka të drejtë të zbatojë ligjshmërinë e saj, por në deeskalim bën pjesë edhe masat legjitime për sa i përket vendosjes së Euros si valutë e vetme, mirëpo nevojitet që kjo të komunikohet në mënyrë më të përshtatshme, ashtu që askush mos të ketë frikë dhe mos ketë mosinformim”, tha Boris.

Reagon BE

Edhe Bashkimi Evropian ka sqaruar dje se reagimet gjatë fundjavës ndaj disa zhvillimeve në Kosovë kanë pasur për qëllim që t’i shmangin tensionet pas disa veprimeve të autoriteteve të Kosovës që BE-ja i ka quajtur “të njëanshme dhe shqetësuese”. Këtë e ka thënë një konferencë me gazetarë, Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë. “Përgjatë javës së shkuar kemi parë së paku dy shembuj të veprimeve që kanë nxitur shqetësimin e Bashkimit Evropian. Njëri ishte rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës dhe tjetra operacionet policore ndaj disa entiteteve të udhëhequra nga Serbia. Këta hapa janë shqetësues për shkak se ata nuk kontribuojnë në shtensionimin e situatës“, ka thënë Stano.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...