8.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Tentativë e arratisjeje në burgun e Fierit – Bledar Selmanaj përpiqet të dalë nga rrethimi, historia e errët e të dënuarit

Detaje të reja kanë dalë në dritë për tentativën e arratisjes së Bledar Selmanajt nga burgu i Fierit. 43-vjeçari, i dënuar për vrasjen e mikut të tij, Xhulian Bullari, u përpoq të largohej gjatë orarit të ajrimit ditën e mërkurë, duke tentuar të kalonte rrethimin e institucionit.

Ky nuk është rasti i parë: Selmanaj ka tentuar dy herë më parë të arratiset. Në shtator 2021, ai u përpoq të largohej nga spitali i burgut në Tiranë, ku ndodhej për arsye shëndetësore, ndërsa pak javë më herët kishte tentuar vetëvrasjen gjatë qëndrimit në qeli. Burime nga drejtësia theksojnë se i dënuari ka pasur probleme të shëndetit mendor.

Vrasja e Xhulian Bullarit

Bledar Selmanaj u arrestua më 21 gusht 2021, katër ditë pas ekzekutimit të Xhulian Bullarit, 25 vjeç, në aksin Vlorë–Babicë. Viktima u gjet i pajetë brenda një makine Fiat Punto, ku, sipas ekspertizës, ishte qëlluar me tre plumba, një prej të cilëve në kokë, që i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Hetimet zbuluan se shkak i krimit ishin pazaret e drogës. Selmanaj dhe Bullari kishin bashkëpunuar më parë në trafikimin e lëndëve narkotike, por marrëdhëniet u prishën për një borxh prej 3 mijë eurosh me euro false, lidhur me një marrëveshje për shitjen e rreth 100 kg hashash në Elbasan.

Policia ka hapur një hetim të ri për tentativën e fundit të arratisjes, ndërsa masat e sigurisë ndaj Selmanajt pritet të ashpërsohen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...