10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Tentativë për vrasje në Korçë: 45-vjeçari mundohet të djegë ish-bashkëshorten e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, më 31 gusht, rreth orës 16:30. Bledar Trëndafili, 45 vjeç, ka tentuar të djegë gruan e tij, Melisa Trëndafili, 31 vjeç, me të cilën ishte në proces divorci dhe jetonin të ndarë.

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 2 të qytetit, kur 31-vjeçarja ka qenë duke u kthyer nga puna në shtëpi. Ish-bashkëshorti e ka ndaluar pak metra larg shtëpisë dhe i ka hedhur benzinë në trup. Më pas, ai e ka vënë flakën gruas së tij dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Policia ka njoftuar se pas tentativës për vrasje, e cila ka shkaktuar djegie të shumta në trupin e 31-vjeçares, ajo është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore. Pasi ka marrë ndihmën e parë në Korçë, Melisa Trëndafili është transferuar në repartin e Shërbimit të Djegies në QSUT për trajtim më të specializuar.

Policia ka nisur menjëherë ndjekjen e Bledar Trëndafilit dhe ka organizuar kontrolle për kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Mësohet se Melisa Trëndafili pas divorcit ka jetuar me të ëmën dhe dy fëmijët e mitur, të cilët janë të moshave 3 dhe 5 vjeç. Rasti është cilësuar si një akt i rëndë dhune dhe tentativë për vrasje, dhe autoritetet janë të angazhuara për të marrë masa të plota në lidhje me këtë ngjarje të tmerrshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...