10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Tentoi t’i vinte flakën vetes para selisë së partisë së Vuçiç – Arrestohet protestuesi Milomir Jaçimoviç

Një incident tronditës ka ndodhur përpara selisë së Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në Beograd, ku një burrë ka tentuar të vetëdigjet në shenjë proteste.

Sipas mediave serbe, Milomir Jaçimoviç, një transportues i njohur për mbështetjen e tij ndaj studentëve protestues, kishte me vete një shishe me benzinë dhe një shkrepëse, duke u përgatitur për veprimin ekstrem. Në momentin kritik, xhandarmëria ndërhyri menjëherë, duke e ndaluar dhe shmangur një tragjedi të mundshme.

Jaçimoviç, i cili ka transportuar vullnetarisht studentë drejt protestave që nga fillimi i tyre, ka deklaruar se ka qenë nën presion të madh për shkak të angazhimit të tij qytetar. Ai është ankuar për sulm ndaj makinës së tij dhe dëme materiale të përsëritura, për të cilat fajëson mbështetësit e partisë në pushtet.

Përpara se të arrestohej, ai shpjegoi për të pranishmit se ndodhej në një gjendje të rëndë psikologjike për shkak të pasojave që ka pasur aktivizmi i tij. “Më kanë lënë pa mundësi, pa mbështetje, pa zë,” mësohet të ketë thënë ai.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Serbi dhe ka rikthyer në vëmendje ndarjet politike e shoqërore, si dhe gjendjen e rënduar të protestuesve që ndihen të braktisur dhe të kërcënuar për shkak të përfshirjes së tyre aktive në jetën publike.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi gjendjen shëndetësore dhe procedurën që do të ndiqet ndaj Jaçimoviç. Ndërkohë, organizatat për të drejtat e njeriut dhe shoqëria civile kanë bërë thirrje për hetim të plotë të rrethanave dhe ofrimin e ndihmës psikologjike për të ndaluarin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...