Disa ditë më parë, lajmi për divorcin e zyrtarizuar midis Princ Leka II dhe Elia Zaharia (e njohur si Zogu) ka tronditur opinionin shqiptar dhe ka bërë tërheqjen e vëmendjes së mediave ndërkombëtare.
Njoftimi zyrtar i divorcit është bërë publik nga vetë Princ Leka më 15 janar, duke bërë të ditur se pas 7 vitesh martesë kanë vendosur të ndahen me pëlqim reciprok. Procedurat ligjore janë nisur, por Princ Leka thekson se mirëqenia e vajzës së tyre, LSM Princeshës Geraldinë, do të mbetet në qendër të vëmendjes dhe përkushtimi i tyre është drejtuar drejt sigurisë dhe lumturisë së saj.
Lajmi i ndarjes së tyre ka bërë që shumë media ndërkombëtare të përfshihen në raportimin e ngjarjes. Një nga ato është New York Post, e cila ka sjellë lajmin duke përmendur një parashikim të një fallxhore, Sally Morgan, për divorcin e një çifti mbretëror në vitin 2024. Megjithatë, ky lajm u konfirmua të jetë për Princin e Kurorës së Shqipërisë dhe Elian.
Njoftimi i divorcit:
Princ Leka, përmes një reagimi zyrtar me 15 janar njoftoi ndarjen nga Elia Zaharia, ndërsa bën me dije se kanë nisur dhe procedurat e nevojshme ligjore. Princ Leka tha se mirëqenia e vajzës së tyre do të mbetet në qendër të vëmendjes.
“Përshëndetje miq dhe dashamirës, Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fund.
Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kane parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore.
Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LSM Princeshës Geraldinë!!!
Mirëqenia shpirtërore dhe fizike e vajzës, LSM Princeshë Geraldinës, do mbetet në qendër të vëmendjes së tyre, të përkushtuar për të siguruar një jetë të lumtur dhe të sigurt për Geraldinën.
LTM Princ Leka Il nuk do të bëjë deklarata apo komente të mëtejshme dhe kërkon që të respektohet e drejta për privatësi lidhur me këtë çështje.”