12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Tërhiqen trupat ruse nga Ukraina, kthehen në bazën e tyre

Zhvillime të reja përsa i përket krizës mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, disa force ruse pranë Ukrainës po kthehen në bazën e tyre.

Moska, sipas agjencisë franceze, thotë se disa trupa pranë Ukrainës po kthehen në bazat e tyre, pas akumulimit të forcave ruse rreth kufirit ukrainas, gjë që ngjalli frikën e pushtimit.

“Njësitë në rrethet ushtarake jugore dhe perëndimore do të fillojnë të lëvizin drejt bazave të tyre ushtarake ,” citoi AFP nga disa burime ruse.

Prej javësh tensionet mes Rusisë dhe Ukrainë janë shtuar. Liderët e BE ka zhvilluar bisedime në Moskë dhe në Kiev me synimin uljen e tensioneve mes vendeve, pas paralajmërimit nga SHBA se Ukraina do të sulmohet nga Rusia këtë të mërkurë.

Përpjekjet diplomatike për të shmangur atë që zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se mund të ishte një sulm i afërt rus në Ukrainë, hynë në një raund të ri të hënën. Kryediplomati rus këshilloi presidentin Vladimir Putin të vazhdojë bisedimet ndërsa kancelarja gjermane u takua me presidentin ukrainas.

Shtetet e Bashkuara thanë se do të mbyllin ambasadën e tyre në Ukrainë dhe do të zhvendosin të gjithë punonjësit e mbetur atje në një qytet afër kufirit polak, pasi frika e pushtimit po intensifikohet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Xhixho: Integrimi europian i Shqipërisë në një nga momentet më të vështira

0
Deputetja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, është shprehur se procesi i integrimit europian i Shqipërisë po kalon një nga momentet më të vështira. Përmes...

Salianji kritikon Berishën pas mbledhjes së Kryesisë së PD: Mos imitoni modelin e Ramës

0
Ish-deputeti i Partia Demokratike e Shqipërisë, Ervin Salianji, ka reaguar pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së ku u vendos ngritja e një grupi pune...

Berisha thirrje për “kryengritje paqësore” kundër Ramës: Opozita të mobilizohet

0
Në mbledhjen e Kryesisë së Partia Demokratike e Shqipërisë, kryetari i saj Sali Berisha bëri thirrje për “kryengritje paqësore të shqiptarëve deri në përmbysjen”...

Çmimi i naftës kalon 105 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin...

0
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rritje të fortë, duke kaluar mbi 105 dollarë për fuçi, ndërsa konflikti në Lindja e...

Bruno Fernandes arrin shifrën historike me Manchester United

0
Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ishte protagonist në fitoren ndaj Aston Villa, duke krijuar dy golat e parë të skuadrës së tij. Mesfushori portugez...