19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Tezja e Martin Canit mes lotëve në protestë: “E çuam në shkollë, jo në luftë që të na e therin”

Në protestën e organizuar për vrasjen tronditëse të 14-vjeçarit Martin Cani, tezja e tij ka shpërthyer në lot, duke ndarë dhimbjen e thellë të familjes pas humbjes së të miturit. Me zemër të thyer, ajo u shpreh:
“E çuam në shkollë dhe jo në luftë që të na e therin. Nuk më gjen gjë. Gjithë bota ka mbajt zi për të, jo vetëm Shqipëria. Ç’më duhet uji, ka katër ditë që Martini nuk pi ujë.”

Fjalët e saj prekëse kanë prekur zemrat e të pranishmëve, duke reflektuar dhimbjen dhe revoltën e familjes për humbjen e nipit të saj, i cili u godit me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij më 18 nëntor.

Gjatë protestës, dhimbja e madhe që ndjeu e bëri tezen të humbasë ndjenjat. Ajo u dërgua me urgjencë në spital nga një ambulancë e pranishme, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Protesta e zhvilluar nga familjarë, shokë dhe qytetarë të revoltuar ka pasur si qëllim kërkesën për drejtësi dhe rritjen e masave të sigurisë në shkolla, në mënyrë që tragjedi të tilla të mos përsëriten.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...