4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

The Guardian: Bota ndodhet përballë një rreziku klimatik, duhet ndërhyrje emergjente!

Raportet kryesore të OKB-së të publikuara dy ditët e fundit paralajmërojnë për ndërhyrje urgjente, ndërsa firmat e naftës raportojnë për fitime astronomike.

“The Guardian” sjell një pasqyrim të situatës ndërsa theksohet se ekspertët e klimës pajtohen se çdo veprim që kufizon ngrohjen globale redukton vuajtjet e njerëzve nga ndikimet klimatike.

Kriza klimatike ka arritur në një “moment vërtet të zymtë”, ka thënë një nga shkencëtarët kryesorë të klimës në botë, pasi një mori raportesh zbuluan se sa afër është planeti ndaj katastrofës.

Veprimi kolektiv është i nevojshëm nga kombet e botës më shumë se në çdo moment që nga Lufta e Dytë Botërore për të shmangur pikat e kthimit të klimës, tha Prof Johan Rockström, por tensionet gjeopolitike janë në nivele të larta.

Emetimet duhet të bien përgjysmë, të paktën deri në vitin 2030 për të përmbushur objektivin e rënë dakord ndërkombëtarisht prej 1.5 gradë celcius.

Të enjten, Shell dhe TotalEnergies dyfishuan fitimet e tyre tremujore në rreth 10 miliardë dollarë.

Gjigantët e naftës dhe gazit kanë gëzuar fitime në rritje, pasi kërkesa është rritur pas Covid-it dhe pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Sektori pritet të grumbullojë 4 trilion dollarë në vitin 2022, duke forcuar thirrjet për taksa të mëdha të papritura për të trajtuar krizën e kostos së jetesës dhe për të financuar tranzicionin e energjisë së pastër.

Hulumtimi nga Rockström, botuar në shtator, zbuloi se pesë pika të rrezikshme klimatike mund të jenë kaluar tashmë për shkak të ngrohjes globale të shkaktuar nga njerëzimi deri më sot, duke përfshirë shembjen e kapakut të akullit të Grenlandës, me pesë të tjera të mundshme me 1.5C ngrohje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...