4.5 C
Tiranë
Sunday, March 1, 2026
spot_img

“Thellësisht i shqetësuar”/ Erdogan reagon për sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit

Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan, deklaroi sot se është “thellësisht i shqetësuar” për sulmet izraelito-amerikane ndaj Iranit dhe njëkohësisht dënoi hakmarrjen iraniane në Gji, duke kërkuar ndërhyrje për t’i dhënë fund përshkallëzimit të konfliktit.

“Jemi thellësisht të shqetësuar nga sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër fqinjit tonë, Iranit”, tha Erdogan gjatë një fjalimi televiziv, duke shtuar se sulmet iraniane kundër shteteve të Gjirit janë “të papranueshme, cilado qoftë arsyeja”.

Presidenti turk nënvizoi nevojën për veprim të koordinuar, veçanërisht nga bota islame, për të parandaluar “vuajtje të mëtejshme në rajon”. Ai shtoi se Turqia ka punuar për një kohë të gjatë për zgjidhje diplomatike, por “mungesa e besimit midis palëve nuk mund të kapërcehej”, duke premtuar përshpejtimin e përpjekjeve diplomatike për të rikthyer palët në bisedime.

Erdogan theksoi gjithashtu se Turqia nuk ka vërejtur probleme sigurie përgjatë kufirit të saj 500 kilometrash me Iranin dhe siguroi se “policia, xhandarmëria dhe shërbimet e inteligjencës po marrin të gjitha masat e nevojshme”.

Konfrontimi filloi sot me sulmet izraelite dhe amerikane ndaj disa qyteteve iraniane dhe u përshkallëzua me kundërpërgjigjen e Teheranit, që goditi me raketa dhe dronë Izraelin dhe shtetet e Gjirit që strehojnë baza amerikane. Fqinjët e Iranit shprehin shqetësim se një valë e re sulmesh mund të destabilizojë rajonin dhe të shkaktojë një fluks të mundshëm refugjatësh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha: “I kallët tmerrin narkodiktatorit Rama, kjo datë do të shkruhet me gërma të...

0
Gjatë përfundimit të marshimit të sotëm në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se protesta kishte shpërfaqur fuqinë dhe unitetin e qytetarëve kundër qeverisë...

Flamur Noka: “Fundi po i troket narkoregjimit të Ramës”

0
Marshimi i protestës së Partisë Demokratike, i cili nisi rreth orës 18:30 në Tiranë, u mbyll pas disa orësh para selisë blu. Protestuesit u...

Reuters: Trupi i Ajatollahut Khamenei është gjetur, Trump paralajmëron “kontroll të Iranit”

0
Një zyrtar i lartë izraelit ka konfirmuar se është gjetur trupi i pajetë i liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, raporton Reuters. Media shtetërore...

Irani i kërkon OKB-së veprim “menjëherë” pas sulmeve izraelite dhe amerikane

0
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i bëri sot thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të veprojë menjëherë, pas sulmeve...

Formula 1: Testet e gomave në Bahrein anulohen “për arsye sigurie” pas sulmeve ndaj...

0
Sulmi ushtarak ndaj Iranit ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në planet e Formula 1 për rajonin e Lindjes së Mesme. Anëtarët e Pirelli, Mercedes dhe...