12.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Theu arrestin shtëpiak për të transportuar kanabis drejt Greqisë, arrestohet 1 person në Himarë

Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia e Himarës pasi theu arrestin shtëpiak për të trafikuar 9 kg kanabis drejt Greqisë. Në pranga ka rënë Enrik Proda të cilit i ishte caktuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ pasi në bashkëpunim me 2 persona të tjerë dhunoi me shufra hekuri një 42 vjeçar.

Policia i pret rrugën Enrik Prodës kur ky i fundit tenton të shmanget nga automjeti i forcave blu.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte Proda, u gjetën 9 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 aparate celulare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT