19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

TikTok forcon mbrojtjen e të miturve: kontrolle të reja prindërore dhe misione për mirëqenien digjitale

TikTok ka prezantuar një paketë përditësimesh që synojnë të rrisin sigurinë e përdoruesve të rinj dhe të fuqizojnë prindërit në menaxhimin e përmbajtjes që fëmijët e tyre shohin në platformë.

Përmes përmirësimeve në opsionin “Family Pairing”, prindërit do të marrin njoftime sa herë që fëmijët e tyre publikojnë video, do të kontrollojnë cilësimet e privatësisë dhe mund të fshehin apo bllokojnë llogari specifike nga feed-i i tyre. Kjo veçori do të ofrohet fillimisht në Evropë.

“Dëgjuam nga prindërit se ata e dinë më mirë se çfarë përmbajtje është e përshtatshme për adoleshentin e tyre,” tha Suzy Loftus, zyrtare e sigurisë në TikTok US, duke e cilësuar këtë hap si një përgjigje ndaj shqetësimeve për ndikimet psikologjike dhe përmbajtjen e dëmshme.

Një modul i ri për mirëqenien digjitale do të prezantojë “misione” që ndihmojnë në kufizimin e kohës para ekranit dhe promovimin e zakoneve të shëndetshme online.

Në anën e krijuesve të përmbajtjes, TikTok ka nisur Modalitetin e Kujdesit për Krijuesin, që filtrin automatikisht komentet fyese, dhe u jep atyre mundësinë të bllokojnë fjalë, fraza apo emoji të caktuara gjatë transmetimeve live.

Platforma po teston gjithashtu në SHBA veçorinë “Shënime në Fusnota”, që u lejon përdoruesve të shtojnë burime dhe kontekst informativ poshtë videove – një mjet për të luftuar dezinformimin.

TikTok paralajmëron se të gjitha këto risi do të shpërndahen globalisht në muajt në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...