10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Tirana mban Presidencën e B-40, Begaj: Angazhim për bashkëpunimin rajon

Sot, Tirana ka marrë drejtimin e Presidencës së B-40, rrjetit më të madh të bashkive në rajonin tonë. Presidenti Bajram Begaj ka shprehur gëzimin për këtë nismë, duke e vlerësuar si një angazhim serioz për bashkëpunim rajonal dhe zhvillim të qëndrueshëm. Ai ka theksuar se rrjeti i qyteteve të Ballkanit është një vlerë e shtuar në marrëdhëniet rajonale, duke krijuar mundësi për bashkëpunim në nivel lokal. Presidenti Begaj ka lavdëruar Tiranën për zhvillimin e vrullshëm që ka përjetuar, duke theksuar nevojën për të vazhduar punën në drejtim të një të ardhme të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Gjithashtu, ai ka theksuar rolin e qyteteve si hapësira ku mirëqenia e individit duhet të jetë prioritet.

Ne do ju japim një të mirë të madhe, kemi shprehje të urtë popullore: Shtëpia e shqiptarit, është edhe e mikut dhe e Zotit. Keni ardhur në Shqipëri ku është vendi i mikëpritjes dhe bujarisë shqiptare. Shumë faleminderit që keni ardhur sot këtu. Përshëndes pjesëmarrësit e nismës “Rrjeti i qyteteve të Ballkanit”. Nisma juaj është një angazhim serioz për bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ajo përbën një vlerë të shtuar në marrëdhëniet tona sepse krijon mundësi për bashkëpunim në nivel lokal. Rrjeti juaj i ka të gjitha mundësitë të jetë shembull suksesi për një të ardhme të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Rajoni i Ballkanit është i pasur me histori dhe diversitet kulturore, gjen shkrirjen e shumë kulturave, ideve dhe inovacionit.

Për Tiranën, Presidenti Begaj ka thënë se mishëron zhvillimin e vrullshëm në vendin tonë teksa ka shtuar se kryeqyteti ruan balancën mes traditës dhe të resë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...