Një ngjarje e rëndë është shënuar për një familje në Tiranë këtë të shtunë.
Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, në rrugën “Hamdi Ceonimeri”.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.02.2022, rreth orës 14:15, në rrugën “Hamdi Ceonimeri”, është gjetur nga familjarët e tij i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. M., 39 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.