19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Tiranë: Arrestohet një 15-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri dhe dorezë metalike në Fushë-Mëzez

Një i mitur 15-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri dhe dorezë metalike në zonën e Fushë-Mëzezit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, organizuan një operacion të menjëhershëm që çoi në kapjen në flagrancë të të miturit me inicialet A.K., banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe i sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri dhe një dorezë metalike (përforcues grushti).

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme ligjore. Policia vijon hetimet për të zbuluar origjinën e armës dhe rrethanat që e kanë çuar të miturin në posedim të tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...