11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Tiranë, Fitër Bajrami në Sheshin Skënderbej: Mesazhi i Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu

Sot, besimtarët myslimanë shqiptarë, si dhe ata në mbarë botën, kremtuan Fitër-Bajramin, duke falur Namazin në Sheshin Skënderbej në Tiranë, nën drejtimin e Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (KMSH), Bujar Spahiu. Ky moment i shenjtë erdhi pas një muaji agjërimi, dhe mesazhi i Kryetarit Spahiu përshkoi aspekte të rëndësishme të jetës shoqërore dhe shpirtërore.

Në fjalimin e tij, Spahiu theksoi rëndësinë e familjes dhe vlerave që ajo përfaqëson, duke shprehur shqetësimin se familja shqiptare po kalon një periudhë të vështirë. Ai bëri thirrje për një kthim te vlerat e vërteta, të cilat nuk maten me pasuritë materiale, por me ndihmën që i ofrojmë njëri-tjetrit dhe qëndresën ndaj së vërtetës.

Ne jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, ku njeriu matet me atë çfarë ka dhe jo atë çfarë është. Zoti na thotë që: Më i miri prej jush është ai që është më i dobishëm për njerëzit. Ndaj sot kemi nevojë për njerëz me karakter, që nuk tuten nga frika, por qëndrojnë drejt ndaj së vërtetës”, u shpreh Spahiu.

Ai gjithashtu nënvizoi se Sadakaja (ndihma për të varfrit) është një kujtesë që pasuria nuk është ajo që mbledhim, por ajo që shpërndajmë, dhe kjo është një formë e thellë lidhjeje shpirtërore me Zotin.

Pas faljes së namazit, Spahiu i uroi besimtarët për Fitër Bajramin, duke theksuar rëndësinë e tolerancës dhe bashkëpunimit mes njerëzve. Ai bëri thirrje për paqe dhe drejtësi për të gjithë, duke u lutur për një botë më të mirë dhe të drejtë.

Festa e Fitër-Bajramit është një ditë e veçantë për besimtarët, pasi shënon fundin e agjërimit dhe shpërndarjen e lëmoshës për të varfrit, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë këtë festë. Kjo festë simbolizon gjithashtu solidaritetin dhe unitetin mes njerëzve.

Fjalimi i Kryetarit të KMSH përmbyllet me një reflektim mbi agjërimin e Ramazanit, duke e konsideruar atë jo vetëm si një muaj adhurimi, por edhe si një mundësi për t’u përmirësuar si individë dhe si shoqëri.

Dhe që të plotësoni numrin (e agjërimit) dhe që ta madhëroni Allahun për atë që ju ka udhëzuar, dhe që të falënderoni,” tha Spahiu, duke e theksuar nevojën për të reflektuar mbi veprimet tona dhe për të ecur përpara me vlerat që ne fituam gjatë Ramazanit.

Zoti na thotë që: Më i miri prej jush është ai që është më i dobishëm për njerëzit.

Ndaj sot kemi nevojë për njerëz me karakter, që nuk tuten nga frika por qëndrojnë drejt ndaj së vërtetës,
Kjo ditë s’është vetë festë, por edhe mesazh. Ne jemi një komb, dhe një familje nuk e braktis njëri-tjetrin.

Sadakaja është një rikujtim ku pasuria nuk është në dorën e një njeriu por të gjithkujt.
Zoti na mëson se pasuria nuk është në atë çfarë mbledhim, por atë çfarë shpërndajmë”, u shpreh ndër të tjera Spahiu.
Kryetari i KMSH pas faljes së namazit ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin. Spahia bëri thirrje për më shumë tolerancë mes njëri tjetrit, ndërsa tha se lutjet shkojnë për paqe e drejtësi në gjithë botën.Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit. Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...