14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Tiranë – NATO zhvillon Samitin për Mbrojtjen Kibernetike, Rutte: “Tastiera është arma e re e luftës”

Në Tiranë po mbahet konferenca e tretë e Samitit të NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, ku marrin pjesë kryeministri Edi Rama, sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, si dhe ekspertë e përfaqësues të lartë nga vendet anëtare dhe partnere të NATO-s.

Në fjalën e tij, Mark Rutte theksoi rëndësinë e sigurisë digjitale në një kohë kur sulmet kibernetike janë kthyer në kërcënim real për sigurinë kombëtare të vendeve:

“Sot tastiera është një armë lufte që shënjestron shoqëritë tona. Aktorë shtetërorë e jo shtetërorë po punojnë kundër nesh. NATO po bëhet gjithnjë e më e fortë në hapësirën digjitale, dhe kundërshtarët tanë e dinë se neni 5 mund të aktivizohet edhe nga një sulm kibernetik,” – deklaroi ai.

Masat e Policisë

Në kuadër të zhvillimit të këtij samiti në Pallatin e Kongreseve, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan të posaçëm masash për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

Sipas njoftimit, janë vendosur kufizime të qarkullimit në disa zona kyçe të kryeqytetit:
• Nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza”, përfshirë edhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”;
• Rruga “Gjergj Filipi” dhe aksi që lidh hotel “Marriott” me bulevardin kryesor;
• Për këmbësorët, do të jetë i bllokuar trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve.

Kufizimet janë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor deri në 15:00 të datës 10 tetor 2025.

Policia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve për bashkëpunim dhe mirëkuptim, duke i ftuar të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë udhëzimet e forcave të rendit në terren.

☎️ Për çdo nevojë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin pa pagesë 112.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...