16.8 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Pogradec – Arrestohet 30-vjeçari që plagosi me thikë Nikola Agollin brenda berberhanes

Lajmi:
Policia ka vënë në pranga Sindi Syzon, 30 vjeç, autorin e dyshuar të plagosjes së Nikola Agollit, ngjarje e ndodhur më 11 janar 2025 në lagjen nr. 1 të Pogradecit.

Gjykata e Korçës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Sipas hetimeve, konflikti mes dy të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta, teksa Syzo është futur në berberhanen ku ndodhej Agolli, i cili po qethej, dhe e ka sulmuar me mjet prerës.

Pas ngjarjes, agresori u largua me shpejtësi nga vendi, ndërsa Agolli u dërgua në spital me plagë në kokë dhe në krah.

Policia njofton se 30-vjeçari është një person me precedentë problematikë, i njohur më parë për konflikte të tjera në qytet. Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të sulmit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...