4.5 C
Tiranë
Wednesday, March 4, 2026
spot_img

Tiranë/ Operacioni “Strategjia”: Shkatërrohet grupi kriminal i vjedhjeve në banesa, arrestohen 3 persona

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Strategjia”, duke goditur një grup kriminal të specializuar në vjedhje banesash. Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3.

Si rezultat i hetimeve intensive, u arrestuan tre pjesëtarët e grupit: A. M., 36 vjeç, S. T., 35 vjeç dhe G. K., 38 vjeç, të tre persona me precedentë penalë të mëparshëm për të njëjtën vepër penale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit, të organizuar si grup, kanë kryer të paktën tre vjedhje gjatë muajit janar. Konkretisht, më 7 janar kanë vjedhur një banesë në rrugën “Don Bosko”, më 10 janar kanë marrë 14 mijë euro dhe sende me vlerë nga një banesë në rrugën “Dritan Hoxha”, ndërsa vjedhja e tretë është kryer një ditë më parë, sërish në rrugën “Don Bosko”.

Sipas Policisë, skema e veprimit të grupit ishte e mirëorganizuar. Fillimisht, autorët fotografonin bravat e dyerve të banesave, më pas pamjet analizoheshin për të zbërthyer mekanizmin e tyre, duke mundësuar hapjen me çelësa universalë.

Policia bën me dije se vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky grup kriminal. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia në Iran: 165 viktima pas goditjes ndaj shkolle fillore

0
Pamje të rënda nga provinca Hormozgan tregojnë kamionë që transportojnë arkivolët e 165 viktimave, shumica prej tyre vajza të shkollës fillore “Shajareh Tayyebeh”, e...

Ish-deputetja socialiste, tregon 48 orët e fundit që ka përjetuar në Dubai

0
Ish-deputetja socialiste, Esmeralda Shkjau, e cila prej tetë vitesh jeton dhe punon në Dubai në fushën e teknologjisë, ka folur për situatën e krijuar...

Manjati rus gjendet i vdekur në Moskë, policia heton si vetëvrasje të mundshme pasi...

0
Manjati rus Umar Dzhabrailov është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit në Moskë, sipas raportimeve të medias ruse Kommersant, e cila...

Nis kundërpyetja e dëshmitarit të parë në gjyqin për pengim të drejtësisë ndaj Thaçit...

0
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, mbrojtja e Hashim Thaçi ka nisur të hënën marrjen në pyetje të dëshmitarit të parë të...

Trazirat ne Lindjen e Mesme, Fero qetëson ndjekësit: “Jam mirë dhe i sigurt në...

0
Reperi kosovar Fero ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, pas mesazheve të shumta që ka marrë nga ndjekësit e shqetësuar për sigurinë e...