10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Tiranë – Policia sekuestron dy “Audi” luksozë të vjedhur në Europë; vijon operacioni “Stolen Line”

Operacioni policor “Stolen Line” vijon me ritme të shpejta në Tiranë, ku gjatë kontrolleve të fundit janë sekuestruar dy automjete të tjera luksoze, një Audi A6 dhe një Audi A5, me vlerë të përbashkët rreth 105 000 euro.

Vetëm një ditë më parë, në kuadër të të njëjtit operacion, u sekuestruan dy automjete të tjera me vlerë 110 000 euro, të gjitha të vjedhura në vende të ndryshme të Europës dhe të destinuara për shitje në Shqipëri.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, në këtë aktivitet kriminal janë përfshirë dy persona që tashmë janë shpallur në kërkim:
• V. M(L)., i dyshuar për trafikimin e një Audi A6 të vjedhur në Gjermani;
• J. C., i dyshuar për trafikimin e një Audi A5 të vjedhur në Bullgari.

Të dy automjetet, modele të viteve të fundit, janë sekuestruar si prova materiale, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikut vijojnë.

Policia njofton se operacioni “Stolen Line” do të vazhdojë deri në goditjen e plotë të grupit të strukturuar që merret me futjen në Shqipëri të makinave të vjedhura në vendet e BE-së.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...