13.5 C
Tiranë
Tuesday, February 10, 2026
spot_img

Tiranë | Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro në operacionin “Burimi”

Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 200 mijë euro, në pronësi të dy personave të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike në Shqipëri dhe Itali.

Sipas njoftimit zyrtar, pasuritë i përkasin:
• Pajtim Braçaj, 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike;
• Gjino Lleshaj, alias Shkëlqim Lleshaj, 44 vjeç, i dënuar në Itali për të njëjtën vepër penale.

Me vendim të Gjykatës së Tiranës, është vendosur sekuestro preventive mbi:
• 1 apartament në zonën e Selitës;
• 1 garazh në Selitë të Vogël,

me një vlerë totale prej rreth 200 000 euro.

Operacioni i koduar “Burimi” u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, si pjesë e hetimeve për gjurmimin dhe konfiskimin e pasurive që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale, brenda dhe jashtë vendit.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera me burim kriminal, në pronësi të këtyre shtetasve apo personave të lidhur me ta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Greqi: 71-vjeçarja humb jetën, shtypet aksidentalisht nga makina e vajzës gjatë parkimit

0
Një ngjarje e rëndë familjare është shënuar pasditen e së hënës në Elefsinë të Greqisë, ku një grua 71-vjeçare humbi jetën pasi u përplas...

SPAK dërgon për gjykim ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

0
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, dhe ka dorëzuar dosjen në...

Horoskopi ditor, e Martë, 10 Shkurt 2026

0
Dashi Qëndroni të përqendruar dhe mos u nxitoni. Një vendim i matur shmang keqkuptime. Demi Ditë e favorshme për çështje praktike dhe financiare. Stabiliteti ju qetëson. Binjakët Komunikimi është...

Parashikimi I motit, e Martë, 10 Shkurt 2026

0
Më 10 shkurt 2026, moti në Shqipëri pritet të jetë dimëror dhe relativisht i paqëndrueshëm. Vranësirat do të jenë të shpeshta në pjesën më...

Berisha nga foltorja: “Protesta, betejë vendimtare për integrimin europian të Shqipërisë”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi nga foltorja përpara Kryeministrisë se protesta e radhës përfaqëson një përballje vendimtare për të ardhmen europiane të...