14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Tiranë, sulm barbar ndaj 21-vjeçarit: goditet me shishe dhe i pritet veshi

Detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë, ku një 21-vjeçar është plagosur rëndë pas një sulmi brutal nga tre persona.

Sipas burimeve, autorët kanë shkuar te banesa e të riut dhe e kanë goditur me shishe në kokë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta, ndërsa një pjesë e veshit i është prerë gjatë sherrit.

Policia e Tiranës njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mihal Popi” dhe se pas veprimeve të shpejta hetimore janë identifikuar dhe arrestuar tre autorët:
• Florjan Faslia, 18 vjeç
• Mentor Daja, 21 vjeç
• Samuel Tahiraj, 19 vjeç

Konflikti, sipas policisë, ka shpërthyer për motive të dobëta. Aktualisht, Marko Bega, 21 vjeç, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka referuar materialet në Prokurori, ndërsa tre të rinjtë do të përballen me akuzën për “Plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...