Tiranë
Vihen në pranga 11 shtetas dhe procedohen penalisht 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. P., 36 vjeç, pasi gjstë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.
—-
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– F. H., 23 vjeç, pasi nëpërmjet telefonit, ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase të mitur;
– E. S., 38 vjeç, pasi u kap duke vjedhur në banesën e shtetasit R. F., 72 vjeç. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në muajin shtator 2021, ka vjedhur një biçikletë në parkimin e një pallati.
—-
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. Sh., 31 vjeç, pasi në hyrje të parkingut te sheshi “Skënderbej”, ka goditur me grushte punonjësin e Policisë së Rendit Publik.
—-
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. B., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
—-
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. D., 18 vjeç, pasi gjatë shoqërimit për verifikim, ka kundërshtuar punonjësin e Policisë së Rendit Publik.
—-
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– A. H., 55 vjeç; B. S., 55 vjeç; H. Ç., 38 vjeç; P. M., 29 vjeç dhe K. S., 18 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit T. N., 62 vjeç dhe A. Z., 50 vjeç, pasi në rrugën “Hoxha Tahsim”, kanë goditur dhe kanë penguar për ushtrimin e detyrës, shtetasen B. D., 24 vjeçe, me detyrë gazetare, e cila kishte shkuar për të filmuar në një objekt ku shtetasi T. N., dhe A. Z., kishin një konflikt pronësie me një person tjetër.
—-
Janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për shtetasit:
– D. C., 39 vjeçe, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”;
– A. K., 25 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”;
– E. B., 31 vjeç dhe A. I., 27 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.