19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Trafiku i armëve drejt Greqisë/ Destinacion kishin Selanikun ja çfaë i nxori zbuluar 2 të arrestuarit

Detaje të reja nga tentativa për trafikim të armëve të zjarrit nga Kapshtica drejt Greqisë. Bëhet fjalë për 3 kallashnikovë, një pistoletë TT, krehra të armëve të zjarrit dhe një sasi municioni luftarak që u gjetën në mjetin e Xhimi Hoxha dhe Miklovan Veliu, të dy të ndaluar nga policia.

Në Kapshticë automjeti u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë pas analizës së riskut. Destinacion armet kishin Selanikun.

Kontrollorët i bënë pyetje shoferit, i cili shfaqi pasiguri. Më pas automjeti u kalua në vijë të dytë për kontroll të detajuar.

Dy të arrestuarit gjatë marrjes në pyetje nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë mohuan se kishin lidhje me njëri-tjetrin për trafikimin e armëve.

Por pretendimet e tyre janë të pavërteta pasi Policia gjeti dhe sekuestroi prova që faktonin bashkëpunimin mes dy të arrestuarve, konkretisht mesazhe dhe video mes njëri-tjetrit kur sajonin vendin në automjet për të fshehur armët.

Videot e mesazhet u gjetën në telefonin e njërit prej dy të arrestuarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...