Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në aksin Fier-Patos, ku një aksident me motor ka marrë jetën e 30-vjeçarit Gazment Gropa. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se Gropa u përfshi në përplasjen me një automjet, ndërsa po udhëtonte me motorin e tij.
Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe drejtuesi i makinës, A. A., dhe pasagjerja E. A., të cilët po marrin trajtim mjekësor në spital. Autoritetet policore kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e tragjedisë, ndërsa aksioni për sigurimin e vendit të ngjarjes vijon.






