11.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Denoncim i rëndë në AKU/ Berisha: Ish-prokurori Alket Mersini godet punonjësen shtatzënë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë publik një denoncim për një ngjarje të rëndë në Agjencinë Kombëtare të Ushqimit (AKU). Sipas mesazhit të qytetarit të publikuar nga Berisha, ish-prokurori Alket Mersini, aktualisht drejtor i Burimeve Njerëzore në AKU, ka goditur një punonjëse shtatzënë gjatë një mbledhjeje, në sy të gjithë pjesëmarrësve.

Denoncuesi shprehet se Mersini shkon çdo ditë në punë i dehur dhe ka ushtruar sjellje të dhunshme ndaj punonjësve të tjerë. Punonjësja e goditur ka pësuar një tronditje të madhe dhe ka tentuar të denonconte rastin, duke i dërguar mesazh edhe Kryeministrit, por sipas denoncimit, është kërkuar të heshtë.

Gjithashtu, gjatë incidentit kanë qenë prezentë disa pedagogë të UBT-së, ndërsa Mersini konsiderohet një prurje e ish-drejtorit të përgjithshëm Olsi Komici.

Berisha e cilëson këtë ngjarje si një skandal të rëndë institucional, duke theksuar se sjelljet e Mersinit janë të përsëritura dhe të papranueshme brenda institucioneve shtetërore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...