21.5 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Tragjedi në bregdet – Pushuesi 73-vjeçar humb jetën në Qerret, dyshohet për arrest kardiak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në plazhin e Qerretit, në Kavajë, ku një pushues 73-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë kohës që po hynte në det.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit, kur shtetasi H. U., banues në Kavajë, u pa nga pushuesit dhe shërbimi i plazhit në gjendje të rënduar shëndetësore.

Pavarësisht përpjekjeve për ta ndihmuar, ai nuk arriti të mbijetonte, ndërsa shkaqet e vdekjes po hetohen nga autoritetet.

Policia konfirmoi ngjarjen në një njoftim zyrtar:

“Rreth orës 10:00, në Qerret të Kavajës, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur në det dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi H. U., 73 vjeç, banues në Kavajë.”

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes.

Kjo ngjarje rikthen në vëmendje nevojën për kontrolle të rregullta shëndetësore, veçanërisht për moshat e treta, para frekuentimit të plazhit, si dhe rëndësinë e monitorimit mjekësor në zonat bregdetare gjatë sezonit turistik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...