Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një tragjedi në Greqi. Në kampin Zefyri në rrugën Marinou Antipa një djalë 8-vjeçar rom është qëlluar me armë për vdekje.
Sipas mediave greke dy familje rome janë përleshur brenda kampit dhe kanë nxjerrë armët. Më pas në rrethana të paqarta një fëmijë prej njërës prej këtyre dy familjeve është qëlluar me armë gjahu.
Nëna e 8-vjeçarit dyshohet se i ka parë autorët që qëlluan mbi fëmijën e saj dhe ka bërë kallëzimin në Polici. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.