10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Tragjedi në Këlcyrë: 8 viktima nga një aksident rrugor

Një aksident i rëndë me 8 viktima ka ndodhur në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet. Mëngjesin e sotëm, 2 prill, një mjet me emigrantë të paligjshëm aksidentoi, duke shkaktuar humbjen e jetës për 7 klandestinë dhe drejtuesin e mjetit nga Shkodra.

Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, por burime bëjnë me dije se mjeti me emigrantë është pikasur nga patrulla policore, shtuar shpejtësinë për t’i ikur policisë.

Drejtuesi ka humbur kontrollin, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosa në fshatin Kuqar, duke marrë jetën e të gjithë personave që gjendeshin brenda. Autoritetet lokale dhe policia kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Grupi hetimor, i mbështetur nga Forca Kombëtare e Sigurisë, punon për të zbërthyer ngjarjen. Në përfundim të hetimit pritet një njoftim më i detajuar nga autoritetet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...