10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Tragjedi në Kretë: 68-vjeçari Shqiptar humb jetën gjatë punës në ndërtim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të premte në Sisi Lasithiou, Kretë, ku një 68-vjeçar shqiptar humbi jetën aksidentalisht gjatë punës. Sipas raportimeve të mediave greke, incidenti ndodhi rreth orës 06:30 të mëngjesit, teksa viktima po ulte disa sende me litar nga ballkoni i katit të dytë të një banese ku po punonte.

Fatkeqësisht, ai humbi ekuilibrin, ndoshta për shkak të peshës së rëndë të sendeve, dhe ra nga një lartësi e konsiderueshme. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit mbërriti një ekip i urgjencës mjekësore, EKAB, por përpjekjet e tyre ishin të kota. 68-vjeçari kishte ndërruar jetë në vend, si pasojë e plagëve të rënda që kishte pësuar nga rënia. Identiteti i viktimës nuk është bërë ende publik nga autoritetet greke.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...

Rama: ‘Made in Albania’ si pasaportë drejt BE-së, qeveria mbështet fuqimisht eksportuesit”

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marka “Made in Albania” përfaqëson jo vetëm cilësinë, por edhe një pasaportë drejt Bashkimit Europian, dhe qeveria do...

Gjykata në Leipzig shpall të pafajshëm 52-vjeçarin shqiptar për vrasjen e bashkatdhetarit

0
Një gjykatë rajonale në Leipzig, Gjermani, ka shpallur të pafajshëm një 52-vjeçar shqiptar, i akuzuar për vrasjen e një bashkatdhetari të tij 29-vjeçar, më...

Pesë llojet e dashurisë që çdo njeri dëshiron të përjetojë

0
Dashuria është ndoshta ndjenja më e fuqishme në botë. Çdokush e kërkon dhe dëshiron ta përjetojë gjatë gjithë jetës, por jo të gjithë kanë...

Tension jashtë spitalit në Timishoara pas aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-ut

0
Momente të tensionuara shënuan përpara Spitalit të Qarkut të Timishoarës, Rumani, ku Ambasadori grek dhe Prefektja e Timishoarës po prisnin informacion për gjendjen e...