Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Laç, ku një 41-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.
Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 06:40, në banesën e tij u gjet trupi i B.Z., 41 vjeç, ndërsa nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave që çuan në këtë ngjarje tragjike.






