31.7 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

“Vengu: Rama kërkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit – opozita s’na jep dot leksione patriotizmi”

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë fjalës së tij në Kuvend, deklaroi se kryeministri Edi Rama është i vetmi lider rajonal që ka kërkuar publikisht njohjen e Kosovës në mes të Beogradit.

Duke replikuar me deputetin e Partisë Mundësia, Erald Kapri, ministri Vengu theksoi se opozita nuk mund t’i japë mazhorancës “leksione patriotizmi” për Kosovën.

“Kryetari i kësaj qeverie, kryeministri, është ai që ka përsëritur në mes të Beogradit kërkesën për njohje të Kosovës, jo vetëm në mitingje apo pas kuintave diplomatike, por në mes të Beogradit”, – tha Vengu.

Ai shtoi se qeveria shqiptare ka çuar përpara projekte konkrete që lidhin Shqipërinë dhe Kosovën:

“Kjo qeveri, jo vetëm që ka çuar përpara projekte zhvillimore të Kosovës, por sikundër ju keni çuar përpara Rrugën e Kombit, ne po çojmë përpara Hekurudhën e Kombit.”

Vengu theksoi gjithashtu se për herë të parë Kosova është përfshirë në bashkëpunime strategjike ushtarake dhe rajonale, duke përmendur edhe iniciativën për përfshirjen e saj në aleanca me Kroacinë.

“Nuk keni thënë asnjë fjalë për këtë gjë, nuk e keni përshëndetur kurrë dhe është momenti ta bëni,” – iu drejtua ai deputetëve të opozitës.

Ministri i Mbrojtjes i ftoi të gjithë deputetët që të tregojnë unitet kombëtar:

“Nuk ka leksione patriotizmi askush për të na dhënë këtu. Hajdeni nesër në protestë, t’i bashkojmë fuqitë, të bashkohemi si komb.”

Nga ana tjetër, deputeti Erald Kapri kërkoi nga Kryetari i Kuvendit që të mblidhen kryetarët e grupeve parlamentare për të diskutuar me seriozitet çështjen e Kosovës:

“Nuk mund të lihet Kosova në këtë moment të vështirë dhe të provokohet e gjithë opozita, duke i thënë ‘dilni në një miting’,” – tha Kapri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...