10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Tragjedi në Nepal – 44 viktima nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet pas reshjeve të rrëmbyeshme

Nepali është përfshirë nga një katastrofë natyrore shkatërruese. Të paktën 44 persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë raportohen të zhdukur pas rrëshqitjeve të dheut, përmbytjeve dhe goditjeve të rrufesë që kanë goditur vendin fundjavën e kaluar, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Sipas Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Rrezikut nga Fatkeqësitë, 37 nga viktimat janë regjistruar në distriktin malor lindor të Illam, ku fshatra të tëra janë zhdukur nën masat e baltës dhe gurëve. Autoritetet lokale thanë se rrëshqitjet e dheut kanë shkatërruar shtëpi të tëra, ndërsa reshtjet e pandërprera kanë penguar ekipet e shpëtimit të arrijnë në zonat më të prekura.

“Gjashtë persona të së njëjtës familje humbën jetën ndërsa flinin, kur një rrëshqitje e fuqishme shkatërroi banesën e tyre”, tha zyrtari lokal Bholanath Guragai për mediat vendase.

Helikopterë ushtarakë janë vënë në dispozicion për evakuime emergjente dhe transport mjekësor, ndërsa trupat tokësore po punojnë për zhvendosjen e banorëve në zona më të sigurta. Në disa rajone të tjera, tre persona humbën jetën nga goditjet e rrufesë, ndërsa tre të tjerë u mbytën nga përmbytjet në pjesën jugore të vendit.

Qeveria e Nepalit ka shpallur gjendje emergjente dhe ka mbyllur autostradat kryesore, ndërsa fluturimet vendase u pezulluan përkohësisht për shkak të motit ekstrem dhe dukshmërisë së ulët.

Tragjedia ka ndodhur në një moment kur mijëra qytetarë po ktheheshin në Katmandu pas festimeve të festivalit Dashain, duke shkaktuar kaos në transport dhe bllokim të rrugëve.

Kryeministri indian Narendra Modi shprehu ngushëllimet e tij në platformën X, duke deklaruar se India qëndron pranë Nepalit dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë humanitare. Deri më tani, qeveria nepaleze nuk ka bërë komente mbi ofertën.

Vit pas viti, Nepali përballet me pasoja tragjike nga musonet e verës, të cilat shpesh shkaktojnë rrëshqitje të dheut dhe përmbytje vdekjeprurëse. Vetëm një vit më parë, 224 persona humbën jetën dhe 158 u plagosën nga fenomene të ngjashme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...