36.6 C
Tiranë
Wednesday, August 5, 2026

Operacioni “Koordinata” në Shkodër: 4291 bimë kanabisi të asgjësuara, në hetim 5 kryetarë fshatrash

Policia e Shkodrës ka goditur një tjetër rast të kultivimit të lëndëve narkotike, në kuadër të operacionit të gjerë antikanabis të koduar “Koordinata”, i cili po shtrihet në të gjithë territorin e qarkut.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në 6 njësi administrative, forcat e rendit kanë gjetur dhe asgjësuar 4291 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Sipas të dhënave zyrtare, në territorin e njësive Pult, Ana e Malit, Shosh dhe Shalë, janë asgjësuar 4107 bimë, ndërsa në Shkrel janë gjetur 60 bimë, dhe në Temal, 124 bimë të tjera.

Pas hetimeve të para, 5 kryetarë fshatrash janë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ata janë:
• L. L., kryetar i fshatit Nënmavriq
• D. V., kryetar i fshatit Pecaj
• P. Sh., kryetar i fshatit Gimaj
• N. M., kryetar i fshatit Abat
• P. S., kryetar i fshatit Lekaj

Burime nga policia bëjnë me dije se kontrollet po vijojnë me intensitet në zonat malore dhe të izoluara, ku tradicionalisht janë shënuar raste të kultivimit të kanabisit.

Forcat policore të Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe Vaut të Dejës janë angazhuar në terren për të identifikuar dhe arrestuar personat përgjegjës për kultivimin e paligjshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...

Pezeshkian thyen heshtjen: “Nuk do të jap dorëheqjen, do të qëndroj i vendosur”

0
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka mohuar zërat për një largim të mundshëm nga detyra, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje...

“Gjithçka shkoi mirë, zemra ime po rreh sërish ritmikisht”, Laporta rikthehet në detyrë pas...

0
Presidenti i FC Barcelonës, Joan Laporta, është rikthyer në aktivitetet zyrtare të klubit, duke bërë paraqitjen e tij të parë publike pasi u shtrua...

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...