Një vajzë 14-vjeçare me origjinë shqiptare humbi jetën në rrugën “IV Novembre” në Piacenza, pasi ra nga tarraca e një papafingoje në katin e shtatë të një pallati. Adoleshentja gjeti vdekjen e menjëhershme, duke tronditur komunitetin lokal.
Policia ka shoqëruar një mik dhe bashkëmoshatarë të saj për t’u marrë në pyetje, ndërsa prokuroria e Piacencës po heton për të sqaruar dinamikën dhe lëvizjet e të miturit në orët para ngjarjes tragjike. Hetuesit kanë marrë gjithashtu në pyetje një adoleshent 15-vjeçar, i cili mendohet se ishte në shoqëri me vajzën në orët e para të mëngjesit dhe që njoftoi fqinjët për ndihmë.
“Është një tragjedi që na ka tronditur,” shprehen fqinjët, ndërsa shoqet e vajzës kanë dalë nga shkolla dhe kanë shkuar pranë banesës së saj, duke lëshuar tullumbace të bardha në nder të kujtimit të saj.