10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Tragjedi në SHBA: Babai vret katër fëmijët e tij dhe rrëfen krimin në polici

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Karolinën e Veriut, ku Wellington Delano Dickens, 38 vjeç, është arrestuar pasi ka rrëfyer në polici vrasjen e katër fëmijëve të tij.

Sipas autoriteteve amerikane, Dickens telefonoi vetë policinë për të pranuar krimin, ndërsa oficerët e gjetën të qetë në banesën e tij. Në bagazhin e një makine në garazh, u zbuluan trupat e katër fëmijëve të mitur:
• Leah Dickens, 6 vjeç
• Zoey Dickens, 9 vjeç
• Wellington Dickens, 9 vjeç
• Sean Brassfield, 10 vjeç

Hetimet paraprake tregojnë se trupat kishin qenë në automjet për disa muaj, ndërsa dokumentet gjyqësore sugjerojnë se fëmijët mund të jenë vrarë që më 1 maj.

Një tjetër fëmijë, djali 3-vjeçar i Dickens, u gjet gjallë dhe i padëmtuar brenda shtëpisë. Autori po përballet me akuza për vrasje të shkallës së parë.

Mediat lokale raportojnë se bashkëshortja e tij, Ray Jones Dickens, kishte ndërruar jetë në prill të vitit 2024, çka mund të ketë ndikuar në gjendjen e tij psikologjike.

Xhaxhai i 38-vjeçarit, në një deklaratë për mediat, tha se Dickens ishte veteran i Luftës në Irak dhe se “nuk ishte më i njëjti njeri që pas kthimit nga ushtria”.

“Si të gjithë, u shokova. Kurrë nuk do ta mendoja se diçka e tillë mund të ndodhte në familjen tonë,” – shtoi ai.

Autoritetet po hetojnë motivet e ngjarjes, ndërsa Dickens do të paraqitet sërish në gjykatë javën e ardhshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...