5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Tragjedi në Tajlandë – Humb jetën shqiptarja 41-vjeçare në plazhin e Phuketit, vetëm pak orë pas mbërritjes

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të martën në mbrëmje në plazhin Karon, në Phuket, Tajlandë, ku një grua shqiptare, vetëm disa orë pas mbërritjes së saj për pushime, humbi jetën pas mbytjes në det.

Sipas autoriteteve lokale, viktima është identifikuar si Daniela Idrizi, 41 vjeçe. Ajo u shpall zyrtarisht e vdekur në Spitalin Chalong, rreth orës 18:00 të datës 10 qershor.

Bashkëshorti i saj, Mohamed Alsaba, 43 vjeç nga Egjipti, ka dëshmuar se çifti kishte mbërritur në ishull po atë ditë, rreth orës 14:00, dhe ishin akomoduar në një hotel në zonën Tambon Karon. Ata kishin planifikuar një qëndrim tre-ditor në këtë destinacion turistik.

Vetëm dy orë më pas, rreth orës 16:00, ata shkuan në plazh për të pushuar. Sipas bashkëshortit, Daniela hyri në det për të notuar, por pas rreth 10 minutash nisi të hasë vështirësi në ujë dhe u mbyt, pa mundur të ndihmohej në kohë nga pushuesit apo rojet bregdetare.

Rojet ndërhynë dhe e nxorën nga uji në gjendje të pandërgjegjshme. Pavarësisht përpjekjeve të personelit mjekësor në spitalin e zonës, ajo nuk mundi të rikthehej në jetë.

Autoritetet tajlandeze kanë nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje, ndërsa trupi i pajetë i 41-vjeçares pritet t’i nënshtrohet autopsisë.

Ambasada shqiptare në Bangkok është informuar dhe po ndjek të gjitha procedurat për riatdhesimin e trupit si dhe mbështetjen e familjes së viktimës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...