11.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Operacioni “Kamuflimi” në Shëngjin – 3 të arrestuar për shpërndarje droge, një tjetër në kërkim

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Kamuflimi”, duke çuar në arrestimin e tre shtetasve dhe shpalljen në kërkim të një të katërti, të gjithë të përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike në zonat turistike të Shëngjinit.

Të arrestuarit janë:
• A. G., 21 vjeç, nga Kosova
• E. T., 28 vjeç, nga Kosova
• S. B., 43 vjeç, shtetas francez

Në kërkim është shpallur shtetasi A. G., 30 vjeç, po nga Kosova.

Gjatë kontrolleve fizike, u sekuestruan doza kokaine, kanabisi (edhe në formë çokollate), MDMA, ekstazi dhe kërpudha haluçinogjene, si dhe 1 automjet dhe 3 celularë që dyshohet se përdoreshin për veprimtarinë kriminale.

Sipas hetimeve, këta persona bashkëpunonin për shpërndarjen e dozave të drogës në ambientet e frekuentuara nga pushuesit. Në celularët e sekuestruar janë gjetur komunikime që dokumentojnë organizimin e trafikut.

Policia vijon punën për kapjen e personit në kërkim dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Lezhës për veprime të mëtejshme, nën akuzën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...