8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Tragjedi në Tamil Nadu: 34 persona humbin jetën nga pija artizanale

Të paktën 34 persona humbën jetën pasi konsumuan një pije alkoolike të prodhuar në mënyrë artizanale në shtetin jugor të Indisë, Tamil Nadu. Ngjarja ndodhi në lagjen Kallakuruchi, ku disa banorë u ndjenë keq pasi konsumuan pijen alkoolike. Të paktën 80 persona po trajtohen në spitale me shenja të ndryshme helmimi dhe diarre, ndërsa ekziston frika se bilanci i viktimave mund të rritet.

Autoritetet kanë pezulluar një zyrtar të lartë të policisë dhe dhjetë zyrtarë të tjerë, të cilët akuzohen se kanë lejuar shpërndarjen e këtyre pijeve kontrabandë. Dhjetëra njerëz vdesin në Indi çdo vit pasi kanë pirë alkool të prodhuar në mënyrë artizanale. Prodhuesit shpesh shtojnë metanol, një formë shumë toksike e alkoolit që përdoret për të rritur forcën e tij. Nëse gëlltitet edhe në sasi të vogla, metanoli mund të shkaktojë verbëri, dëmtim të mëlçisë dhe vdekje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...