23.5 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Pezullohet punonjësi i Policisë në Tiranë për shpërdorim detyre

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës për pezullimin e një punonjësi policie në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

AMP Rajoni Tiranë, pas hetimeve të thelluara dhe referimit të materialeve procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka ekzekutuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”. Vendimi është marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ndaj punonjësit të policisë E.D., 38 vjeç, me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë.

Punonjësi i policisë dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” pas hetimeve që siguruan prova dhe fakte të bazuara. Hetimet tregojnë se gjatë një operacioni të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 Tiranë më 11 qershor 2024, për identifikimin dhe kapjen e autorëve që posedonin një parcelë ku kultivohej lëndë narkotike, E.D. ka shfrytëzuar informacionin që kishte për shkak të detyrës për të njoftuar një prej autorëve, me të cilin kishte lidhje të afërta familjare, me qëllim shmangien nga përgjegjësia penale.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë me prova ligjore të veprimtarisë së dyshuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja në Ksamil, zbardhet dosja: Sokrat Vata dhe një shtetas francez akuzohen për vrasje...

0
Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit të huaj në Ksamil, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit 2026 në ambientet...

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....