Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të dielë në qytetin e Elbasanit, ku një person është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte dhe ka ndërruar jetë në vend. Raportohet se viktima është shtetasi S. M., 73 vjeç, teksa ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”.
Mësohet se i moshuari e ka ndërmarrë aktin ekstrem në kushte të rënduara psikologjike të jetë vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte.
Grupit hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.