24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Zgjedhjet Vendore në Turqi: Humbje dërrmuese për Erdogan në Stamboll

Miliona njerëz votuan në Turqi për Zgjedhjet e Qeverisjes Vendore 2024, ndërsa qytetarët janë tashmë në pritje të rezultateve. Procesi i numërimit të votave vazhdon. Rezultatet e parë dolën gjatë darkës së iftarit, kur edhe mbyllet dita e agjërimit.

Ankaraja, Stambolli, pastaj Izmiri. Një njollë e kuqe, Republikane, e cila i jep presidentit Erdogan dhe partisë së tij islamike-konservatore, AKP-së, një humbje dërrmuese për Ramazan në zgjedhjet komunale të së dielës, ndoshta më e dhimbshme në më shumë se 20 vitet e tij në pushtet.

Ndërsa qendrat e vogla dhe të mesme të Anadollit qendror, tradicionalisht një çiflig konservatorësh, kanë përsëritur mbështetjen e tyre për AKP-në, qytetet e mëdha të Turqisë – pesë të parat, kryeqyteti Ankaraja, Stambolli, Izmiri, Bursa dhe Adana – ata zgjodhën kandidatët e CHP, partia kryesore opozitare.Vitin e kaluar presidenti Erdogan fitoi ngushtë zgjedhjet kombëtare në një Turqi të ndarë në gjysmë. Një vit më vonë, AKP-ja e tij po bie në të gjithë vendin.

Nuk është fundi i Erdoganizmit, por lidershipi i presidentit tani është i diskutueshëm.“Sot votuesit tanë kanë marrë një vendim shumë të rëndësishëm, të vendosin një politikë të re në Turqi”, thotë me emocion në TV Ozgur Ozel, presidenti i CHP-së, duke dërguar mesazhin e unitetit: “Nuk ka asnjë humbës në këtë fitore. Suksesi ynë nuk do të jetë humbja e askujt. Ne nuk duam që askush të ndihet i humbur, për cilëndo parti që ka votuar”.

Në Ankara kryebashkiaku në largim Mansur Yavas kryeson rivalin e tij me më shumë se 10 pikë, në Izmir Cemil Tugay kryeson garën me një diferencë të madhe.Por është në Bosfor që ndodh disfata më e zjarrtë.

“Kushdo që qeveris Stambollin, qeveris Turqinë”, ka thënë gjithmonë Erdogani, i cili ka lindur në megalopolin prej 16 milionë banorësh dhe filloi ngritjen e tij politike në vitet 1990.

Kryetari në largim, Ekrem Imamoglu, ia doli të rimotivonte një opozitë që ishte e frikësuar dhe e zhgënjyer pas disfatës në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Dyzet e tre vjeç, një mysliman praktikues, një liberal, në 2019-ën ai ia mori Stambollin konservatorëve pas 25 vjetësh qeverisje të AKP-së, duke u paraqitur si një njeri i popullit: i qetë me njerëzit në tregje, pranë grave që veshin shaminë dhe njëkohësisht kampion i lirive shoqërore e civile, mik i punëtorëve dhe i industrialistëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...