Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në orët e para të mëngjesit të sotëm në Padova të Italisë.
Sipas mediave italiane, Alfred Vocaj ndërroi jetë pasi motori i tij u përplas me një makinë.
Vocaj humbi kontrollin e motorit të tij dhe hyri në korsinë e kundërt, përplasen kokë më kokë me një makinë që drejtohej nga një 57-vjeçar.