15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Tragjedia në Korçë: 18-vjeçari hidhet nga tarraca e pallatit në gjendie të dehur

Një festë e Krishtlindjeve në Korçë është kthyer në tragjedi pas vdekjes së një 18-vjeçari nga qyteti i Durrësit. Grupi i tij i shoqërisë, i cili kishte shkuar për të festuar në Korçë, lajmëroi policinë pasi shoku i tyre u gjet i pajetë në trotuarin e lagjes. Hetimet fillestare tregojnë se 18-vjeçari mund të jetë vethedhur nga kati i tetë i një pallati, ndërsa dyshimet për konsum të alkoolit dhe lëndëve narkotike nuk përjashtohen.

Ngjarja ka ndodhur pas një nate festive në një lokal në Korçë, dhe shokët u shprehën në polici se në momentin e ngjarjes kanë qenë në gjumë, pasi kishin pirë shumë pas festimeve në një lokal nate në Korçë. Nuk përjashtohen dyshimet që të rinjtë të kenë konsumuar edhe lëndë narkotike.

Trupi i të riut u gjet i pajetë në trotuar, ndërsa është transportuar në morgun e spitalit Korçë, për të kryer veprimet mjeko-ligjore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...